Mësimi i alfabetit të gjuhës amë shqipe nuk duhet të jetë i vështirë dhe monoton, mbi të gjitha duke pasur parasysh praninë e teknologjisë në jetën e përditshme.
Nëse ju keni një iPad apo iPhone atëherë fëmijët tuaj do të kenë rastin të mësojnë alfabetin në një mënyrë të re dhe interaktive me ndihmën e ilustrimeve dhe narracionit atraktiv, falë aplikacionit më të ri nga Trigonom. 36 shkronjat e Gjuhës Shqipe vijnë në jetë në këtë aplikacion në katër forma të ndryshme të lojërave, ku e para fillon me hapat gradual të mësimit të alfabetit duke dëgjuar zërin, ilustrimin dhe shkronjën përkatëse, kurse çdo gjë paralelisht përcillet me muzikë dhe efekte argëtuese.
Gjersa avancon fëmiu, ai fiton yje duke marrë në këtë formë edhe një lloj vlerësimi dhe duke i hapur rrugën vetës drejt shkronjave të reja dhe sfidave të reja, prej nivelit në nivel. “Kemi punuar për muaj të tërë për të sjell një produkt kualitativ në tregun e aplikacioneve të edukimit, duke theksuar më shumë faktin se mund të ketë kualitet edhe nga shqiptarët, dhe duke pasur parasysh edhe rëndësinë e alfabetit në gjuhën shqipe për fëmijët që jetojnë në diasporë por edhe për fëmijët që marrin hapat e parë drejtë shkollës” u shpreh Mentor Paçarada, Themelues i Trigonom në lidhje me lansimin e produktit Alfabeti Shqip.
Në pjesët tjera të aplikacionit janë edhe mundësitë shtesë për argëtim si shkrimi i shkronjave në dërrasën e zezë me ngjyra të ndryshme, vendosja e shkronjës së madhe tek shkronja e vogël, mbajtja në mend e shkronjës që shihet dhe zbulimi i ilustrimit përkatës, si dhe treni me shkronja. Aplikacioni mund të shkarkohet falas në AppStore ndërsa veçohet me funksionalitetet të blerjes në të.
Ky është një prej produkteve të radhës të kompanisë Trigonom në industrinë e edukimit, ku rëndësi të madhe kanë edhe konsumatorët në diasporë të cilët shpesheherë nuk mund t’iu mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe për shkak të mungesës së institucioneve për mësimdhënie në shqip apo edhe për shkak se nuk kanë kohë të punojnë shumë me ta në këte drejtim.
Klioni këtu për ta shkarkuar aplikacionin
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar