LAJMI I FUNDIT:

Albiol krenar me fitoren

Albiol krenar me fitoren

Real Madridi ka regjistruar sërish një fitore të lartë, këtë radhë kundër Tenerifes, ndërsa mbrojtësi Raul Albiol është shprehur krenar me këtë fitore.

“Fitoret si mysafirë janë përherë të rëndësishme. Ishte e vështirë derisa shënuam. Ne luajtëm më mirë qëkur gjetëm hapësirë”.

“Duhet ta luajmë edhe ndeshjen tjetër në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Albiol në një intervistë për AS.

Në javën e ardhshme, Reali është nikoqir i Sevillas në Bernabeu. /Telegrafi/