LAJMI I FUNDIT:

Akuzat ndaj ish-kreut të FBI-së për financime nga Rusia, Alibeaj: Udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Ramën kërkojnë hetim të thelluar

Akuzat ndaj ish-kreut të FBI-së për financime nga Rusia, Alibeaj: Udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Ramën kërkojnë hetim të thelluar

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sot transparencë dhe hetim nëse ka përfshirje të zyrtarëve shqiptarë në akuzën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork po akuzohet se mund të ketë punuar me një oligark rus të sanksionuar nga SHBA pasi doli në pension, dhe fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, ndërsa ishte zyrtar i lartë në byro, raporton CNN.

Në një komunikim në rrjetet sociale, Alibeaj tha se akuza ndaj McGonigal “për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2007 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar.”


“Retorika boshe për konsumin e politikës së ditës nuk e zbardh këtë çështje tepër të rëndësishme për marrdhënien e Shqipërisë me SHBA. Zbardhja sa më parë dhe transparenca e plotë është ajo që ndihmon jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik”, tha Alibeaj në Facebook.

Charles McGonigal, që konsiderohet veteran i fushës së sigurisë dhe për 22 vite shërbeu në FBI derisa doli në pension në vitin 2018, u arrestua të shtunën në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy, derisa po kthehej nga një udhëtim, transmeton Telegrafi.

Akuzat, të shpallura nga zyrat e avokatëve amerikanë në distriktin jugor të Nju Jorkut dhe Uashington DC, shënojnë një rënie dramatike për McGonigal.

Ai pritet të paraqitet në gjykatën federale në Manhatan. E avokati i tij tha se McGonigal do të deklarohet i pafajshëm për akuzat. Gjykimi i tij për akuzat e DC nuk është caktuar ende. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori