LAJMI I FUNDIT:

AKU: Papastërtitë shkaktojnë helmime

AKU: Papastërtitë shkaktojnë helmime

Papastërtia në bare dhe restorante, kryesisht në zonat bregdetare, ka shkaktuar në disa raste helmime te qytetarët. Sipas inspektorëve të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, ndonëse helmimet nga restorantet janë më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar, përsëri ato mbeten shqetësuese.

Inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit kanë nisur kontrollet në terren dhe kryesisht në vijën bregdetare, duke qenë se jemi në sezonin turistik dhe temperaturat janë të larta.

Raporti i parë mbi kontrollet për sezonin turistik del në fund të këtij muaji. Në raste parregullsie, inspektorët vendosin gjoba deri në 500 mijë lekë. Në muajin gusht, nis faza e dytë e kontrollit dhe nëse lokalet e gjobitura, nuk kanë plotësuar vërejtjet e bëra, do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit./Telegrafi/