LAJMI I FUNDIT:

“Aksham pazari” i aseteve dëmton rëndë Kosovën

“Aksham pazari” i aseteve dëmton rëndë Kosovën

Rruga e Kombit, Termocentrali “Kosova e Re” dhe buxheti i miratuar i Kosovës ishin pikat e diskutuara në debatin me temën “Aksham pazari i aseteve publike”, i cili është organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Instituti Riinvest. Në këtë debat është thënë se Kosova nuk ka politikë zhvillimore, kurse marrja e vendimeve në mënyrë të pamenduar do t’i dëmtojë relacionet me botën.

Hulumtimet e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur kanë treguar se lidhur me projektet e mëdha, siç është autostrada Vërmicë – Merdar dhe Termocentrali “Kosova e Re” nuk ka pasur transparencë të mjaftueshme dhe nuk janë bërë analizat financiare të tyre. Madje, zyrtarë nga ky fondacion kanë thënë se në këto projekte nuk është zbatuar Ligji për vlerësimin strategjik mjedisor.

Për ndikimin e autostradës, Termocentralit “Kosova e Re” dhe buxhetit në marrëdhëniet me botën e jashtme ka folur edhe drejtori i Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi. Ai tha se vendimet e pamenduara mirë do t’i dëmtojnë relacionet e vendit tonë me institucionet ndërkombëtare dhe me vendet me të cilat kemi vendosur tashmë marrëdhënie dhe se kjo do ta sjellë vendin në situatë të vështirë sa i përket politikës së jashtme.

Është vlerësuar se nga shitja e PTK-së pagesa e mjeteve mund të zgjatet deri në vitin 2012 dhe jo të gjitha paratë do të paguhen me një këst të vetë, kështu që për pasojë Kosova nuk do të mund të paguajë shpenzimet e autostradës Morinë – Merdar. Në këtë debat është thënë po ashtu se marrja e këtyre vendimeve në kundërshtim me marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar do t’i sjellin Kosovës dëme edhe në mosmarrjen e mjeteve të premtuara monetare nga FMN-ja, Banka Botërore e BE-ja, si dhe rënie të imazhit te investitorët e huaj potencialë. /Koha/Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori