LAJMI I FUNDIT:

AKP, tenderi për mbetje minerare në Trepçë i paligjshëm

AKP, tenderi për mbetje minerare në Trepçë i paligjshëm

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është vënë në dijeni se Trepça - Ndërmarrje nën administrim të AKP në korrik të vitit 2011, ka rishpallur Ftesën për oferta për shitjen e 2.5 milionë tonëve të mbetjes minerare nga Metalurgjia e Plumbit në Zveçan.

Sipas AKP-së kjo ftesë për oferta është publikuar në njw faqe interneti.

“Me qëllim të informimi të drejt të opinionit publik, dhe të gjitha palëve të interesuara, ju njoftojmë se bazuar në Ligjin Nr. 03/L-067, AKP është themeluar si organ i pavarur publik, me autorizimin për administrimin, duke përfshirë shitjen, transferimin dhe/ose likuidimin e ndërmarrjeve dhe aseteve në pronësi shoqërore. Nën këtë autoritet administrativ hyn edhe “Trepça – Ndërmarrje nën Administrim të AKP”, thuhet në komunikatën e AKP-së. /Telegrafi/