LAJMI I FUNDIT:

AKP nuk do administrator për Trepçën

AKP nuk do administrator për Trepçën

Drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), kanë bërë të ditur se nuk dëshirojnë zgjedhjen e administratorit për likuidimin e Trepçës, deri sa mos të rregullohet nga qeveria Ligji dhe strategjia për Trepçën.

Ata kanë thënë se Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës, para më shumë se një muaj e gjysmë ka kërkuar nga AKP-ja që brenda afatit kohorë prej tre muajve të zgjidhet administratori për likuidimin e Trepçës.

Kryetari i bordit të drejtorëve të AKP-së Dino Asanaj, tha se kanë kërkuar nga Oda e Veçantë edhe gjashtë muaj shtesë për ekzekutimin e urdhrit, për zgjedhjen e administratorit për Trepçën. /Telegrafi/