LAJMI I FUNDIT:

AKP me zyrë për informata

AKP me zyrë për informata

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besimit të qytetarëve, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka hapur një zyrë pritëse për palë e interesuara për marrjen e informacioneve të ndryshme.

Sipas, zyrtarëve të AKP-së, zyra do të shërbejë si një urë e rëndësishme në marrjen e informacioneve në mes të palëve të interesuar dhe AKP-së, në ofrimin e shërbimeve për palë të interesuara, si dhe në shkurtimin e kohës së pritjes për palët.

“Zyra do të funksionoj në kuadër të Njësisë për Marrëdhënie me Publikun dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve çdo ditë pune që nga ora 08:00 deri në 16:00”, thuhet në njoftimin AKP-së për media. /Telegrafi/