LAJMI I FUNDIT:

Akciza në vetura mund të ulet

Akciza në vetura mund të ulet

Ministria e Ekonomisë dhe e Financave ka nisur diskutimet me qëllim të ndryshimit të akcizës për veturat. Ata mendojnë që veturat e reja t’i lirojnë nga disa pagesa me qëllim të uljes së ndotjes së ambientit, si dhe të rritjes së sigurisë në komunikacion.

Ndërkohë që përfaqësuesit e bizneseve, që janë një nga strukturat që më së shumti përdorin veturat në vend, kanë një propozim pak më ndryshe. Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, brenda vitit në vendin tonë importohen rreth 14 mijë vetura, vlera e të cilave kalon 80 milionë euro.