LAJMI I FUNDIT:

AKB: Kostoja e punës në sektorin e arsimit është 567 euro

AKB: Kostoja e punës në sektorin e arsimit është 567 euro

Hulumtimi “Kosto e Punës 2018”, i realizuar për herë të dytë në Kosovë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe i mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, është paraqitur para institucioneve e bizneseve të regjionit të Prizrenit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se ky hulumtim është i një rëndësie të veçantë sidomos për investitorët e huaj.


Kostoja e punës mesatare në Kosovë, ka dal të jetë 505 euro dhe kjo është pagë e kushtueshme për të gjithë punëdhënësit e që punëmarrësit ankohen për paga të ulëta.

“Krahasimi i mesatares mujore të kostos së punës prej sektorit në sektor dallon shumë”, tha Shahini.

Sektori i arsimit del se kishte koston më të lartë, afërsisht prej 567 euro, krahasuar me sektorë të tjetër.

AKB: Kostoja mesatare e punës në Kosovë është 505 euro
Lexo po ashtu AKB: Kostoja mesatare e punës në Kosovë është 505 euro

Koordinatori i AKB-së për regjionin e Prizrenit, Liman Asllani, para të pranishmëve publikoi te gjeturat e hulumtimin.

Ai tregoi se synim kryesor i hulumtimi ka qenë që të ofrojë informacione për koston e plotë të fuqisë punëtore sipas aktiviteteve ekonomike në tërë regjionet e Kosovës.

Hulumtimi i kostos së punës, mat nivelin dhe strukturën e kostove të punës ose shpenzimet e përgjithshme që mbulohen nga punëdhënësit me qëllim të punësimit të stafit/punonjësve .

Asllani tregoi se hulumtimi është realizuar në 830 ndërmarrjet që kanë mbi 10 të punësuar e që kanë 39 mijë e 92 punëtorë në 26 komuna të Kosovës.

Në Komunën e Prizrenit, hulumtimi është realizuar në 78 ndërmarrje, apo komuna e dytë pas Prishtinës. /Telegrafi/