LAJMI I FUNDIT:

AKB: Kostoja mesatare e punës në Kosovë është 505 euro

AKB: Kostoja mesatare e punës në Kosovë është 505 euro

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) në mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, ka publikuar hulumtimin “Kosto e Punës 2018”, në të cilin thuhet se kostoja mesatare e punës në vend është 505 euro.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, në hyrje të fjalimit, tha se synim kryesor i hulumtimi ka qenë që të ofrojë informacione për koston e plotë të fuqisë punëtore sipas aktiviteteve ekonomike në tërë regjionet e Kosovës.


“Hulumtimi i kostos së punës, mat nivelin dhe strukturën e kostove të punës ose shpenzimet e përgjithshme që mbulohen nga punëdhënësit me qëllim të punësimit të stafit/punonjësve”, tha Shahini.

Ai tha se kostoja mesatare e punës në Kosovë është 505 euro.

“Kostoja mesatare e punës në Kosovë, ka dal të jetë 505 euro dhe kjo është pagë e kushtueshme për të gjithë punëdhënësit e që punëmarrësit ankohen për paga të ulëta. Paga s’është ajo çka e merr dhe e cila ka kontributin e vet vendin e punës mirëmbajtjen dhe gjithë teknologjinë që një punëtor e ka për të realizuar vendin e punës”, tha ai.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se ky hulumtim rreth nevojave të punës është e nevojshme për të gjithë sektorët dhe gjetjet e tilla do të hyjnë në punë.

“Këto të dhëna, do të na ndihmojnë që në të ardhëm planifikimet për vendin e punës të jenë më të qarta. Realisht në tjetrën anë ne ballafaqohemi me kërkesa që janë të arsyeshme në nivelin e vendit dhe natyrisht këtu bien në pyetje shpenzimet qoftë në sektorin publik apo edhe atë privat dhe duhet të bëjnë për të krijuar një vend pune”, tha Reçica.

Ai shtoi se ky është hulumtimin i dytë sa i përket fuqisë punëtore.

“Pres që këto rezultate të na shërbejnë në praktikë për krijimin e vendit të punës. Dua të sigurojë që si qeveri jemi të përkushtuar jo vetëm sivjet, por edhe në vitet e ardhshme të punojmë për
Ekonomi”, tha ai.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alesandra Rocasalvo, tha se përmes këtyre të dhënave ata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë, do ta kenë shumë më lehtë.

“Jemi të angazhuar kohë të gjatë në Kosovë e pse jemi te angazhuar me Aleancën e Bizneseve është se kemi nevojë për të dhëna. Kostoja e pagës është shumë e rëndësishme. Kam marr CV [biografi] shumë të mira nga të diplomuarit, kemi nevojë për të gjitha sektorët, është përgjegjësi e secilit që ta bëjë një vend ekonomik ta rris prodhimin”, tha Rocasalvo.

Ajo shtoi se Kosova po rritet dhe askush nuk mund t’i ndihmojë as BE-ja as SHBA-ja dhe as vendet e tjera më shumë se Kosova vetës në ngritje.

“Rritja ekonomike nuk është e mjaftueshme duke parë rininë e Kosovës që ka shumë të diplomuar. Ne kemi marrë shumë të dhëna, nëse dikush dëshiron të investojë përmes të dhënave e dinë se sa kushton”, tha ajo.

Në publikimin e hulumtimit ishin të pranishëm edhe zyrtarë nga institucionet qendrore dhe lokale.

Hulumtimi është realizuar në 830 ndërmarrje me mbi 10 të punësuar në 26 komuna të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori