LAJMI I FUNDIT:

AKB kërkon tërheqjen e produkteve të importuara nga Serbia

AKB kërkon tërheqjen e produkteve të importuara nga Serbia

Zyrtarë të Aleancës Kosovare të Biznesit, kanë kërkuar sot që produktet e importuara nga Serbia, të hiqen nga shitja në Kosovë. Në një konferencë për media kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se këto produkte janë tërhequr edhe nga tregu serb, ngase e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini, tha se mbi 30 për qind e këtyre produkteve në Serbi janë jashtë përdorimit. Ai kërkoi nga Ministria e Tregtisë dhe Doganat që të bllokojnë hyrjen e këtyre produkteve në Kosovë. Sipas tij, edhe Agjencia e veterinës dhe Ushqimit duhet të shtojë masat e kontrollit.

Shahini bëri edhe prezantimi e produkteve vendore, të cilat i zëvendësojnë ato produkte. Sipas tij, këto produkte jo vetëm që i ofrojnë siguri qytetarëve, por edhe janë me çmim më të volitshëm.

Shahini apeloi tek të gjithë prodhuesit kosovarë që të rrisin cilësinë, duke ruajtur gjithmonë çmimin e ulët. Ai bëri thirrje edhe për qytetarët e Kosovës që të konsumojnë prodhimet vendore.