LAJMI I FUNDIT:

Air Force Two

Vizita e zëvendës-presidentit amerikan Bajdenit në Sarajevë dhe Prishtinë, në kryeqytetet e shteteve të Ballkanit të cilat i kishte prekur lufta agresive dhe gjenocidale e Serbisë, por edhe në Beograd, ku u prodhuan planet famëkeqe të agresionit dhe u projektua lufta që shkaktojë me qindra mija jetëra të humbura, njerëz të zhvendosur, spastrim etnik, ndërrim të dhunshëm të strukturës etnike e deri në gjenocid (Serbia u akuzua për këtë nga Bosnja dhe Kroacia në Gjykatën e Hagës), ishte paksa e papritur, po të mos kuptohej fakti se vet diplomacia amerikane kishte investuar kredibilitetin e saj për zhvillimin e demokracisë në rajon dhe kudo në botë, por edhe se në Kosovë qëndrojnë trupat amerikane, të cilat janë të dislokuara për të siguruar paqen e qëndrueshme.

Këto vende që nënpresidenti amerikan Bajden zgjodhi për vizitë me prioritet para zbarkimit te tij ne Bejrut Libanon (vizita u kundërshtua nga Hezbollahu i cili pretendon të instalohet në pushtet, organizatë shumë e fuqishme politike dhe me ndikim, e cila kritikohet nga perëndimi për shkak të lidhjeve të ngushta me Sirinë dhe Iranin, shtete të cilat janë edhe përkrahëse të Serbisë) ishin ndër befasitë e politikës së jashtme amerikane, e cila Ballkanin e kishte lënë anash kornizës së prioriteteve të administratës së tashme të presidentit Obama, deri sa ajo e mëparshmja e presidentit George W. Bush kishte qenë jashtëzakonisht e përkushtuar, duke mbështetur vendosmërisht pavarësinë e Kosovës, dhe kishte nderuar me vizitë dy vizitorët e shtetit më të ri në botë, të Republikës së Kosovës, presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi, si bartës të institucioneve të para të saj.


Procesi i njohjeve që pasoi pas shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008, që materializoi vullnetin e popullit nga kuvendarët dhe përmbylli aktin final të Marrëveshjes Ahtisaari, hasi edhe në ngecjet e para refuzuese, të shteteve të cilat kishin afërsi ideologjike dhe historike me Serbinë.

Mesazhi i mbështetjes së mëtejme amerikane që u dha në Sarajevë dhe në Prishtinë ishte i domosdoshëm, ngase u ripërsërit qartë qëndrimi amerikan për mos cenimin e kufijve të jashtëm dhe ruajtjen e sovranitetit të brendshëm, duke ritheksuar me vija të trasha se nuk do të ketë copëtim territoresh në shtetet veç të pranuara nga SHBA. Kritikat e drejtuara i adresoheshin Serbisë në Beograd, duke ua hapur serbëve mundësinë e konsolidimit institucional për t’iu afruar përmbushjes së standardeve të inkuadrimit në BE.

Serbia deri më tash ka pasur sukses në zvarritjen e procesit të njohjeve e ndihmuar nga diplomacia ruse e cila pengoi arritjen e marrëveshjes në KS, duke u u kërcënuar me veto, gjë që nxiti në ashpërsimin e marrëdhënieve me euro-perëndimorët dhe amerikanët. Ishin këto momentet kyçe kur vendosej e ardhmja e Kosovës që u fut nënë sqetullat e diplomacisë amerikane dhe hyri në agjendën që përshkon kursin e ri diplomatik të amerikanëve.

Barrierat e vendosura nga diplomacia ruse dhe ajo serbe kanë filluar të zbuten, sidomos pas njohjes diplomatike të Arabisë Saudite e cila i propozoi anëtarëve të Konferencës Islamike njohjen diplomatike të Kosovës, e cila është duke i zhvilluar punimet në Damsak të Sirisë. Me gjithë përpjekjet e ministrit të jashtëm serb Jeremiq, përmes kanaleve diplomatike, që një pjesë e tekstit të rezolutës të rishkruhet për t’u lënë anash pranimi diplomatik i Kosovës, mbetet të shihet në ditët e ardhshme se a do të kenë sukses.

A ishin këto njëra ndër arsyet e vizitës së papritur të nënpresidentit Bajden, apo ishin pjesë e agjendës së një vizite normale, ngase në Kosovë janë të instaluara trupat amerikane në përbërje të forcave shumëkombëshe të KFOR-it, çdo gjë që thuhet pa ndonjë informacion të thuktë është në sfondin e spekulimeve, por dosido ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës dhe ato në Bosnje e Hercegovinë kanë filluar të lëkundin të arriturat e deritanishme të Bashkësisë ndërkombëtare me tendenca të përkeqësimit, e Serbia ishte ajo që përdorte ndikimin e saj te serbët vendor si në Kosovë ashtu edhe në entitetin federal të Republika Serpska.

Politika zyrtare e Beogradit është e pasionuar pas lojërave diplomatike të modelit “domino” dhe përpiqet që problemet e shfaqura të brendshme ekonomike t’i dislokoi në vendet përreth, duke luajtur në kartën e nacionalizmit, dhe ngritjes së dhunës për të mbajtur situatën në rajon të tendosur, duke aktivizuar diplomacinë e saj shumë të zhdërvjelltë për të involvuar sa më shumë shtete të cilat janë të ndjeshme ndaj diplomacisë amerikane si përkrahëse e palëkundur e Marrëveshjes së Dejtonit, por edhe Marrëveshjes Ahtisaari, të cilat prodhuan paqen dhe stabilitetin politik në rajonin e trazuar nga luftërat. brendshme shumë të rënda, të cilat i shkaktojë Serbia për qëllime politike.

Vendimin e Kosovës për të shpallur pavarësinë ka bindur serbët e Bosnjës në Republikën e Sërbska për të ndjekur atë rrugë. Ata thonë se NATO-s dhe forcave të BE-së janë okupatorë dhe janë të vendosur për të lëvizur drejt formimit të një shteti të bashkuar të serbëve – këtë e konfirmonte shkrimi ne RussiaToday, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. "Bosnja është e pushtuar nga forcat perëndimore tani. Perëndimi thotë se ata janë miq, por ata na bombarduan këtu në Serbi. Ata e kanë vjedhur nga ne Kosovën dhe unë jam kundër kësaj, unë nuk do të pranojë asnjë ushtarë të huaj në vendin tonë, përveç rusët”, janë këto opinione të një mendimi kolektiv të serbëve, të thëna për gazetën Russia Today nga Nikola Borkovich, student.

SHBA-ja dhe BE-ja thonë se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë një precedent për territoret e diskutueshme të tjera në botë. Megjithatë, serbët që jetojnë në Bosnje sugjerojnë që reaksioni zinxhir ka filluar tashmë. Ata nuk hezitojnë të deklarohen publikisht: "Kush do ta deklarojë pavarësinë e tyre në të ardhmen"?

Luftërat që shkaktuan serbët në këtë zonë patën filluar në vitin 1991, kur Republika e Jugosllavisë u shpërbë dhe Bosnja si republikë e saj shpalli pavarësinë,duke vazhduar procesin e shprbërjes së saj, menjëher pas Sllovenisë e Kroacisë, proces që përfshiu më vonë edhe Maqedoninë, Malin e Zi dhe përfundimisht Kosovën. Nga ana e tyre serbët, që jetojnë në Bosnje, krijuan qeverinë e tyre. Kjo shpuri në pothuajse katër vjet e cila i dha fund luftës në vitin 1995 me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Përfundimisht ajo ishte e ndarë në Bosnje e Republikës serbe dhe muslimano-kroate të Federatës.

Serbia përmes serbëve vendorë pretendonte të rishqyrtonte rezultatet e Marrëveshjes së Dejtonit, por edhe për të anashkaluar Marrëveshjen Ahtisaari, për të penguar shtetbërjen e Kosovës, por edhe për të penguar funksionalitein e saj shtetëror, duke financuar tërë administratën lokale në të cilën janë të vendosur me shumicë serbët.

Serbia e cila u goditë edhe nga kriza globale financiare po mundohet që të zbusë problemet e brendshme duke mbajtur në agjendë vazhdimisht problemin e Kosovës, por edhe duke bërë trysni në BE për inkuadrim në programin e stabilizim asociimit, pa përmbushur plotësisht kriteret e parashtruara të dorëzimit të Mlladiqit dhe Haxhiqit.

Përfundismisht nënpresidenti Bajden i barti qëndrimet e administratës Obama, për të mos lënë vend për hamendje të mëtejme. Ai përveç fjalëve të ëmbla liderëve në Sarajevë, në Beograd dhe në Prishtinë ua dorëzoi edhe detyrat e shtëpisë, të cilat duhet t’i kryejnë ata në t’ardhmen nëse dëshirojnë të kultivojnë marrëdhënia të mira me SHBA.

P.S. Forca Ajrore Dy është shenjë dalluese e kontrolli t të trafikut ajrore e përdorur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për avionët e Forcave Ajrore që bartin Zëvendës Presidentin amerikan, por jo edhe Presidentin. Termi është shpesh i lidhur me Boeing C-32, një model i modifikuar i 757 i cili zakonisht përdoret për transportimin e zëvendës presidentit amerikan. C-40 Clipper, është një version i Boeing 737, që gjithashtu shërben për këtë qëllim.

Në trend

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Kalo në kategori