LAJMI I FUNDIT:

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore në La Liga, Real Madridi mori një fitore të rëndësishme prej 2-0 ndaj Gironës në ‘Santiago Bernabeu’. 

Është një rezultat që siguron se kampioni në fuqi do të kthehet me pikë të barabarta me liderin Barcelonën. 

Si do që të jetë, Carlo Ancelotti ishte i lumtur me performancën që ekipi i tij e shfaqi ndaj Gironës. 


Sipas Marca, ai u ndje se ishte një fitore e rehatshme, teksa pati disa fjalë për David Alaba i cili luajti si titullar për herë të parë pas 14 muajsh, pasi po ballafaqohej me rikuperimin nga këputja e ligamentit. 

“Ne kontrolluam, ne luajtëm mirë. Ne jemi mirë, lajmi më i mirë ishte rikuperimi i Alabas. Ai luajti mirë 60 minuta, shumë rehat dhe ne kemi filluar t’i rikuperojmë pjesët në mbrojtje”. 

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

“Unë isha në gjendje që ta pushoja Valverde, Rudiger. Ne po arrijmë në pjesën më të rëndësishme të sezonit në top formë”. 

Tekniku italian gjithashtu e veçoi Modric për t’i dhënë disa lëvdata të veçanta. 

Mesfushori kroat shënoi një gol fantastik për t’i dhënë epërsinë Real Madridit, teksa pjesa tjetër e performancës së tij bëri që në fund të shpallej lojtari i ndeshjes nga La Liga. 

“I kam përdorur të gjitha fjalët për Modric. Nuk kam asgjë të re për të. Ai është gjithmonë spektakolar”. 

“Ai është një dhuratë për futbollin. Ai duhet të luajë për aq gjatë sa dëshiron. Ne kemi qenë me fat që kemi një legjendë që ka shënuar një epokë këtu dhe një dhuratë të madhe për kualitetin dhe profesionalizmin e tij”, përfundoi 65-vjeçari./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit janë habitur plotësisht pasi zbuluan emrin e vërtetë të Arne Slot

Tifozët e Liverpoolit janë habitur plotësisht pasi zbuluan emrin e vërtetë të Arne Slot

Premier League
Ylli i Man Utd pranon se Ronaldinho e 'mashtroi' për të nënshkruar me klubin anglez

Ylli i Man Utd pranon se Ronaldinho e 'mashtroi' për të nënshkruar me klubin anglez

Premier League
Vinicius është larg marrëveshjes së re me Real Madridin - ai dëshiron kontratën më të madhe në historinë e klubit

Vinicius është larg marrëveshjes së re me Real Madridin - ai dëshiron kontratën më të madhe në historinë e klubit

La Liga
Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

La Liga
Arsenali akuzohet për thyerjen e rregullit të UEFA-s për përballjen me PSG-në, janë ngritur dyshime të mëdha

Arsenali akuzohet për thyerjen e rregullit të UEFA-s për përballjen me PSG-në, janë ngritur dyshime të mëdha

Liga e Kampionëve
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
Kalo në kategori