Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar se paga vjetore që ai ka marrë gjatë vitit 2024 ishte 35 mijë e 875 euro.
Kursime nga të ardhurat personale ai ka deklaruar 7 mijë e 620 euro, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, i cili është bërë publik.
Konjufca ka deklaruar se në vitin 2018 ka blerë një banesë në vlerë 60 mijë e 793 euro, ndërsa dy banesa të tjera janë në pronësi të prindërve të tij, të cilat së bashku vlejnë 136 mijë euro.
Pjesë e pasurisë se deklaruar nga Konjufca është edhe një shtëpi me hapësirë 130 m2, pronësi e prindërve të tij, vlera e cilës është 45 mijë euro.
Në deklarimin e pasurisë Konjufca ka deklaruar edhe katër parcela të cilat janë në pronësi të prindërve të tij.
Prona e parë e deklaruar është 50 ari tokë në vlerë 10 mijë euro, prona e dytë 12.49 ari e vlerësuar në shumën 24 mijë e 980 euro, prona e tretë sipas renditjes në formularin e APK-së është 27.50 ari në vlerë prej 27 mijë e 500 Euro dhe prona e fundit e deklaruar është 8.53 ari tokë vlera e së cilës është 80 mijë euro.
Konjufca ka deklaruar se në vitin 2019 kishte marrë një kredi në vlerë mbi 61 mijë euro për blerjen e banesës ndërsa tani detyrime për pagesa sipas deklarimit ka edhe 31 mijë e 746 euro.
Ivetmi deklarim në pronësi të bashkëshortes së Konjufcës, sipas deklarimit, është vetura e tipit “Chevrolette” në vlerë 3 mijë euro.
Deputeti Glauk Konjufca ka deklaruar edhe një parking në vlerë 12 mijë euro dhe një depo në vlerë 500 euro.
Ndërsa nga mëditjet, Konjufca ka deklaruar se ka fituar 501 euro. /Telegrafi/
Ky është linku i deklarimit të pasurisë së Glauk Konjufcës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, komuna hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

Aksident në rrugën Shtip – Shkup, lëndohet një 59-vjeçare

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!