LAJMI I FUNDIT:

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

E ardhmja e Luka Modricit në Real Madrid mbetet e pasigurt, por veterani kroat mori një zgjatje të rrallë të kontratës sot.

Kontrata e Luka Modric skadon më 30 qershor të këtij viti. Ndryshe nga kontratat e mëparshme që ka nënshkruar me Real Madridin, mesfushori ka vazhduar kontratën sot për vetëm një muaj.


Real Madridi ka një arsye serioze për këtë, që është të jetë në gjendje të luajë në Kupën e Botës për Klube, një kompeticion i ri me 32 ekipe që do të zgjasë pjesën më të madhe të verës.

Kupa e Botës për Klube fillon në qershor dhe Modric nuk do të mund të luante pa kontratë. Kështu në Madrid vendosën të zgjasin bashkëpunimin e tij dhe e njëjta situatë është edhe me Lucas Vazquez.

Dyshja kanë vazhduar kontratat deri në korrik, por ende nuk ka të dhëna nëse do të kenë kontrata më të gjata.

Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube
Lexo po ashtu Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

E ardhmja e Modric dhe Vazquez mbetet e paqartë dhe ekziston mundësia që ata të përfundojnë episodet e tyre të suksesshme në Santiago Bernabeu pas korrikut.

Modriç ka treguar këtë sezon se ka ende kualitetin e duhur për të qenë lojtar i Real Madridit, por administrata e klubit ende po mendon nëse veterani kroat dhe dikur lojtari më i mirë në botë do t’i duhet edhe një vit.

Ndryshe nga Modric dhe Vazquez, ajo që dihet është se Carlo Ancelotti me siguri nuk do ta drejtojë skuadrën dhe do të largohet shumë shpejt nga Madridi. Nuk dihet nëse do të emërohet një trajner i përhershëm deri në fillimin e Kupës së Botës për Klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

La Liga
Erling Haaland te Real Madridi - formula që mund ta bëjë të kryer këtë transferim

Erling Haaland te Real Madridi - formula që mund ta bëjë të kryer këtë transferim

La Liga
Tri transferimet e jashtëzakonshme që Man City dëshiron të bëjë para nisjes së Kupës së Botës për Klube

Tri transferimet e jashtëzakonshme që Man City dëshiron të bëjë para nisjes së Kupës së Botës për Klube

Premier League
Yann Sommer me 'stërvitje speciale' para finales së Ligës së Kampionëve

Yann Sommer me 'stërvitje speciale' para finales së Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për titullin në La Liga: Duhet t'i fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim çfarë do të ndodhë

Ancelotti flet për titullin në La Liga: Duhet t'i fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim çfarë do të ndodhë

La Liga
Lojtarët e Barcelonës do të marrin një bonus marramendës nëse Real Madridi humbë, zbulohet klauzola e kontratës

Lojtarët e Barcelonës do të marrin një bonus marramendës nëse Real Madridi humbë, zbulohet klauzola e kontratës

La Liga
Kalo në kategori