LAJMI I FUNDIT:

S’ka nevojë me shku më larg – 42 Tirana është afër teje dhe gati me t’kthy në profesionist/e

S’ka nevojë me shku më larg – 42 Tirana është afër teje dhe gati me t’kthy në profesionist/e

Kjo është mundësia që s’duhet me t’ik: një shkollë ndërkombëtare, ndryshe prej çdo shkolle tjetër në rajon, e dedikuar për ata që duan me hy në botën e teknologjisë – pa tarifa, pa profesorë, dhe me orar që e përshtat ti vet.

“42 Tirana”, pjesë e rrjetit botëror me mbi 55 kampuse, është tani e hapur në zemër të Tiranës – vetëm një udhëtim i shkurtë larg prej Prishtinës.

Kampusi punon 24/7 dhe është i hapur për këdo mbi 18 vjeç – qoftë me apo pa përvojë në programim.

Pse me u regjistru në “42 Tirana”?

Sepse është shkolla që po ndryshon rregullat e lojës në arsim dhe punësim në teknologji. Europa ka nevojë për mbi 11 milionë profesionistë në IT deri më 2030, e tregu në Kosovë dhe Shqipëri veçse është i etshëm për zhvillues softueri.

Në vend të mësimeve të thata e teorive të vjetruara, “42” të fut direkt në praktikë – duke punuar në projekte konkrete, në grup, duke mësuar përmes sfidave dhe bashkëpunimit.

Për kë është kjo mundësi?

-Për maturantë që nuk gjejnë veten në sistemin klasik dhe duan të punojnë sa më shpejt.

-Për të rinj që duan të ndërrojnë drejtim karriere.

-Për freelancer-a, punëkërkues dhe sipërmarrës që duan t’i zhvillojnë vetë produktet e tyre teknologjike.

-Për ata që nuk kanë pasur mundësi më herët, por janë të gatshëm me dhanë maksimumin.

Përmes një metodologjie që ka sukses në mbarë botën, studentët e “42 Tirana” nuk mësojnë vetëm kodim, ata mësojnë të mendojnë si profesionistë të së ardhmes. Plus, falë rrjetit ndërkombëtar, kanë mundësi të lidhen me kompani dhe partnerë në të gjithë botën.

Mos prit me u zhgënjy nga sistemet që nuk funksionojnë për ty, investo në veten tënde sot me një shkollim që e përshtat ti, në kohën tënde, me ritmin tënd.

Apliko tani në 42tirana.org  dhe bëhu pjesë e komunitetit global që po ndërton të ardhmen e teknologjisë!