Pas triumfit të Gjestit në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4, ku ai u shpall fitues dhe u shfaq duke shijuar suksesin e tij në një ‘Lamborghini’, duket se edhe një tjetër ish-banor i përfolur i këtij edicioni ka vendosur të “shfaqet me stil”.
Bëhet fjalë për Jozi Markun, i cili së fundmi ka publikuar në InstaStory një video ku shihet duke shëtitur në një veturë luksoze të tipit ‘Lamborghini’.
Videoja ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka ngjallur reagime të përziera në rrjetet sociale, sidomos duke marrë parasysh ngjarjet që lidhen me figurën e tij.

Jozi u bë shumë i përfolur dhe kritikua gjerësisht pas incidentit të ndodhur gjatë gjysmëfinales së BBVA4, kur në një moment të tensionuar, ai e goditi me shuplakë Gjestin në transmetim të drejtpërdrejtë, duke e rrëzuar në tokë.
Ky veprim i shëmtuar u dënua gjerësisht nga publiku dhe mediat, duke e shndërruar Jozin në një nga figurat më të papelqyera të momentit në mediat rozë.
Ndërkohë, Gjesti, i cili arriti të fitojë zemrat e publikut, u shpall fitues i BBVA4 të shtunën, duke lënë pas Rozana Radin në vendin e dytë dhe Laert Vasilin në të tretin.

Videoja e Jozit në ‘Lamborghini’ vjen në një moment kur shumë ndjekës janë ende të ndarë rreth asaj çfarë përfaqëson figura e tij, por një gjë është e sigurt – ai po gjen mënyra për të qëndruar në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!