Wayne Rooney ka treguar rezultatet e ndërhyrjes kirurgjikale në hundë, pasi u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni për shkak të dëmtimeve të pësuara gjatë karrierës së tij si futbollist.

Ish-ylli i Manchester United dhe Anglisë, 40 vjeç, zbuloi në podcast-in e tij se e kishte thyer hundën dy herë gjatë karrierës dhe për vite me radhë e kishte shtyrë ndërhyrjen.


Operacionin e kreu së fundmi dhe tha se gjithçka kishte shkuar mirë, edhe pse kishte ende tuba plastikë në hundë gjatë ditëve të para të rikuperimit.

Wayne

Rooney u fotografua së bashku me bashkëshorten e tij, Coleen, teksa dërgonin djalin e tyre 16-vjeçar, Kai, në qendrën stërvitore të Manchester United në Carrington.

Në fotografi, ndryshimi në hundën e tij ishte i dukshëm, teksa ai mbante edhe syze dielli moderne.

Wayne

Dëmtimin e parë në hundë Rooney e pësoi në vitin 2015, gjatë një ndeshjeje të Manchester United kundër Prestonit në FA Cup.

Tre vite më vonë, e theu përsëri hundën gjatë kohës që luante për DC United, pas një përplasjeje me një lojtar kundërshtar.

Wayne

Për shkak të dëmtimeve të përsëritura, Rooney kishte pësuar probleme afatgjata me hundën dhe frymëmarrjen, ndaj vendosi që më në fund t’i nënshtrohej operacionit.

Ndërkohë, familja Rooney kishte edhe një arsye tjetër për të festuar: djali i tyre Kai ka kaluar me sukses të gjitha provimet GCSE dhe ka siguruar një vend në vitin e ardhshëm të shkollimit. /Telegrafi/

Wayne