LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Teste për coronavirus mund të blejmë, por Kosova ka vetëm tre mikrobiolog që bëjnë këtë test

Ahmeti: Teste për coronavirus mund të blejmë, por Kosova ka vetëm tre mikrobiolog që bëjnë këtë test

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka folur për zhvillimet e fundit në vend në lidhje me pandeminë e COVID-19.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova ka mundësi të blejë teste për coronavirus, por sipas tij problem është kapaciteti testues.

“Ne i kemi vetëm tre mikrobiolog në institucione publike që e bëjnë këtë test”, tha ai, përcjell Telegrafi.


I pari i Prishtinës ka thënë se nuk dëshiron të përmend lagjet e Prishtinës që kanë numër më të madh të rasteve për shkak të stigmatizimit të tyre.

“Është me rëndësi që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi pasi më nuk dihet ku ka infeksion e ku jo”.

Ahmeti ka vlerësuar sjelljen e Ministrit Vitia pasi thotë që ka pasur sjellje apartiake bashkë me IKSHP-në dhe Komunën e Prishtinës.

Megjithatë atij i kanë penguar disa deklarata të Xhelal Sveçlës pasi sipas tij ky i fundit tha që “Kosova e ka menaxhuar më së mirë në botë  situatën me coronavirusin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori