Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk kanë asnjë marrëveshje me AAK-në për ta mbajtur në këmbë Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
“Besnik Tahiri më ka thirr dhe më ka kërkuar falje se është keqkuptuar. Më ka thënë se fjalën e ka pasë për buxhetin. Ne kemi pasë kushtet tona për ta votuar buxhetin. Po të mos i kishim ne kushtet tona do t’i kishte Listës Serbe dhe çmimi që do të paguante Kosova do të ishte shumë i madh”, ka thënë Ahmeti në Zona B të Klan Kosovës.
“Në asnjë mënyrë nuk kemi kurrfarë marrëveshje me AAK-në. Nga fillimi kemi deponuar nënshkrimet për rrëzimin e kësaj qeverie. Kemi thënë vazhdimisht se LDK dhe VV nuk na kanë ftuar, nuk kanë dhënë nënshkrime dhe na kanë akuzuar. Dje thash që mirëpresim këtë iniciativë për të diskutuar shtruar. Me më pyet mua sot është vonë, dje është dashtë të rrëzohet kjo qeveri. Do të ishte mirë që të dakordohemi menjëherë. Mendoj se duhet diskutuar. Nuk mund të përfundojmë në një koalicion PDK-LDK. Duhet diskutuar modalitetet”, ka thënë Ahmeti.
“As LDK dhe VV nuk mendoj se janë të interesuara që ta rrëzojnë qeverinë me Listën Serbe. Glaukun e dëgjova që thonë se ‘nuk i kemi’ numrat. D.m.th po e përjashtojnë Listën Serbe”.
Ahmeti ka thënë se është i gatshëm që të ulet në tavolinë me Albin Kurtin e Vetëvendosjes dhe Isa Mustafën e LDK-së.
“S’po i besoj kësaj thirrje, por jam i gatshëm të ulem. Vetëvendosje për shkak të problemeve me PSD nuk është fare e gatshme të ulet me PSD. Nuk kam frikë të ulem me asnjërin prej tyre nëse e kanë përnjëmend interesin e shtetit. Nuk jemi bisht i askujt, ai i Qeverisë, as i LDK-së. Pse ka dashtë të pritet një vit që të shkohet në një takim opozitar”.
“Opozita duhet të synojë rrëzimin e qeverisë, por nuk është e thënë se opozita është pro çfarëdo vendimi që vjen”.
Ahmeti ka pohuar se Qeveria Haradinaj është e njohur për disa skandale.
“Është një Qeveri me 80 e sa zëvendësministra, me plot skandale përfshirë 53 milionëshin me Bechtel-Enka, që s’e ka rrit pagën minimale, problemet me Telekomin po dihen. Koalicioni PAN nuk i ka bërë mirë këtij vendi dhe është dashur të rrëzohet menjëherë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania