Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës, ka thënë se pavarësisht që ka shumë gra të dhunuara, asnjë grua nga Kosova sot nuk merr pjesë në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Deri sa flasim tani asnjë grua nuk merr pjesë në tavolinën e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve”, tha Jahjaga.
Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Jahjaga tha se Kosova është duke bërë përpjekje për barazi gjinore.
“Kosova has të njëjtën përpjekje për barazi gjinore, dhe përpjekja jonë ka qenë në kuadër të synimit kryesor për drejtësi, rruga jonë është shtruar nga shumë gjenerata para neve. Duhet të përkushtohemi për politikat e qëndrueshme dhe praktikat për përmirësim, përparimi jonë nuk duhet të ndalet dhe nuk duhet të kthehet mbrapa”, tha ajo.
Duke folur për progresin 22 vite pas Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Jahjaga tha që gratë javë duke luftuar vazhdimisht për të drejtat e tyre.
“Kemi bërë shumë progres, por kemi pasur edhe ngecje, 22 vite më pas shohim gra që arsimohen, që luftojnë për demokraci dhe që përfaqësojnë elektoratin e tyre. Gjatë kësaj kohe kemi parë gratë që janë bërë agjendë të ndryshimit që i kanë rrëzuar liderët totalitar, për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ne po e luftojmë diskriminimin social që është duke quar prapa shoqërinë tonë, ne po luftojmë vendime që po bëhen për gratë pa pjesëmarrjen e tyre”, tha ajo, raporton Kalllxo.com.
Kersti Kaljulaid, ish presidente e Estonisë tha që situatat me COVID ka dëshmuar që bota ka dështuar në mbrojtje të të drejtave të grave.
“Ne duhet t`i mësojmë fëmijët tonë që vajzat nuk e kanë vendin në kuzhinë. COVID-i e ka shpalosur që kemi dështuar, vetëm gratë në pozita të rëndësishme mund të ndryshojnë këtë situatë, gratë mund të vinë në pozita udhëheqëse vetëm përmes përfshirjes aktive”- tha ajo.
Në Prishtinë sot dhe nesër mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mbështetur nga EULEX-it.
Në kuadër do të zhvillohen 16 panele, në të cilat do të diskutohet çështje të ndryshme që lidhen me ndryshimin e arkitekturës së sigurisë, përfaqësimin e grave, të rinjtë dhe përballje e tyre me të kaluarën, rolin e parlamenteve, drejtësinë tranzicionale, rolin e medias dhe të shoqërisë civile, dhunën ndaj grave, ndryshimet klimatike dhe fuqizimi ekonomik i grave, gratë në sektorin e sigurisë dhe atë të teknologjisë informative, etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak