LAJMI I FUNDIT:

Aguero lojtar i Chelseat?

Aguero lojtar i Chelseat?

Chelsea do të ofrojë hiç më pak se 40 milionë funte për sulmuesin argjentinas të Atletico Madridit, Sergio Aguero.

Sipas ESPN, Blutë e Londrës tashmë kanë arritur marrëveshje me drejtuesit e Atletico Madridit që peshon rreth 40 milionë funte edhe pse kërkesa e parë e tyre ishte 50 milionë funte. Sidoqoftë, vështirësitë financiare kanë detyruar Atleticon të pranojë 40 milionë funte për sulmuesin më të mirë të skuadrës.

Aguero pritet të prezantohet si lojtar i Chelseat pas përfundimit të sezonit apo thënë më mirë pak para Botërorit 2010. /Telegrafi/