LAJMI I FUNDIT:

Agjenti: Shumë klube interesohen për Maincon, jo vetëm Reali

Agjenti: Shumë klube interesohen për Maincon, jo vetëm Reali

Antonio Caliendo, agjenti i mbrojtësit të Interit, Maicon, thotë se Real Madridi nuk është i vetmi klub që dëshiron ta angazhojë klientin e tij.

Braziliani është shndërruar në njërin prej mbrojtësve më të mirë në botë të krahut të djathtë nën fanellën e Interit dhe është bërë cak i klubeve më mëdha evropiane.

Së fundi ai lidhet fuqimisht me një kalim në Real Madrid, por agjenti i lojtarit thotë se është herët të flitet për të ardhmen e Maicon dhe shton se Reali nuk është i vetmi klub që interesohet për të.

“Këto janë vetëm spekulimet, por nuk është fshehtësi se ai është duke u përcjellë nga Reali dhe ne nuk jemi të befasuar nga kjo. Megjithatë, një numër i madh klubesh janë të interesuara për Maicon, por tash nuk është koha për ta shqetësuar lojtarin, pasi Interi po lufton në tre fronte”, ka thënë Caliendo. /Telegrafi/