LAJMI I FUNDIT:

“Agjenda e gjelbër”

“Agjenda e gjelbër”

Zyrtari i lartë për edukim dhe ndërgjegjësim mjedisor në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor , Abudall Pirçe ka thënë se “Agjenda e gjelbër” është proces i krijimit dhe realizimit të projekt- strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm në nivel lokal.

Me synimin për ngritjen e kualitetit jetësor të qytetarëve, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave vendore kanë vlerësuar të enjten gjatë konferencës kombëtare “Agjenda e gjelbër”, se është e nevojshme ngritja e kapaciteteve për mbrojtjen dhe zhvillimin e resurseve natyrore, sepse kështu ngritët standardi dhe hapen mundësitë për zhvillimin e turizmit.

Konferenca “Agjenda e gjelbër” ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme, por edhe përfshirjen e qytetarëve në përmirësimin e kualitetit jetësor, është thënë nga të pranishmit e kësaj konference. Zyrtari i lartë për edukim dhe ndërgjegjësim mjedisor në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor , Abudall Pirçe ka thënë se “Agjenda e gjelbër” është proces i krijimit dhe realizimit të projekt- strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm në nivel lokal.


“Agjenda e gjelbër, është proces i krijimit dhe realizimit të projekt- strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm në nivel lokal me pjesëmarrjen aktive të pjesëmarrësve të sektorëve të ndryshëm brenda një plani të zhvillimin nacional dhe lokal.

Ky proces iniciohet dhe realizohet nga organizatat lokale të shoqërisë civile dhe pjesëmarrës të tjerë në proces”, ka thënë Pirçe.

Edhe nëpër shtetet tjera, “Agjenda e gjelbër” është një proces afatgjatë që i dedikohet komuniteteve brenda një komune ose mund t’i përfshij të gjithë qytetarët brenda një shteti, e që për synim e ka rregullimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e vlerave dhe potencialeve natyrore.

“Agjenda e gjelbër” në Kosovë është duke u implementuar në fshatrat e Rugovës, në Komunën e Prizrenit, si dhe në Komunën e Burimit. Vendi jonë është pjesë e “Agjendës së gjelbër” që nga viti 2007.