LAJMI I FUNDIT:

Agjencitë e vlerësimit zhvleftësojnë Irlandën dhe Greqinë

Agjencitë e vlerësimit zhvleftësojnë Irlandën dhe Greqinë

Agjencitë e vlerësimit Moody's dhe Fitch i kanë dhënë një goditje tjetër përpjekjeve evropiane për të përmirësuar financat shtetërore. Agjencia Moody's zhvleftësoi pas Greqisë dhe Portugalisë tani edhe Irlandën.

Në këtë mënyrë vihet në dyshim aftësia e vendit për të kthyer kreditë. Investitorët paralajmërohen për rreziqet e angazhimit të tyre. Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso e quajti këtë masë si joproporcionale. “Qeveria e Dublinit është duke bërë përparime për zbatimin e programit reformues dhe ndodhet në rrugën e duhur”, tha ai.

Agjencia vlerësuese Fitch e zhvleftësoi sërish Greqinë duke i dhënë notën "CCC”. Kjo notë ëshët disa gradë më poshtë se vlerësimi i deritanishëm. /Telegrafi/