LAJMI I FUNDIT:

Afro 5 milionë e 700 mijë të infektuar, mbi 352 mijë të vdekur nga COVID-19

Afro 5 milionë e 700 mijë të infektuar, mbi 352 mijë të vdekur nga COVID-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga COVID-19 vazhdon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në vendet e lindjes dhe Amerikën Latine.

Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 5 milionë e 687 mijë e 877, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 352 mijë e 256. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 2 milion e 431 mijë e 754 pacientë të shëruar.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 725 mijë e 275 të infektuar dhe 100 mijë e 572 të vdekur nga COVID-19. Ka ndryshuar renditja, ku Brazili ka kaluar në vendin e dytë. Brazili ka 394 mijë e 507 raste dhe 24 mijë e 593 të vdekur. Rusia renditet e treta me 362 mijë e 342 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 3 mijë e 807 të vdekur nga COVID-19.

Spanja renditet e katërta ku në total ka 283 mijë e 339 raste dhe 27 mijë e 117 të vdekur. Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 265 mijë e 227 raste dhe 37 mijë e 48 të vdekur. Në vendin e gjashtë renditet Italia me 230 mijë e 555 raste dhe 32 mijë e 955 të vdekur. Franca renditet pas Italisë me 182 mijë e 722 raste dhe 28 mijë e 530 të vdekur nga COVID-19. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori