LAJMI I FUNDIT:

Aeroportit të Prishtinës i shtohen edhe dy kompani ajrore

Aeroportit të Prishtinës i shtohen edhe dy kompani ajrore

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë përgatitjet dhe është në proces të planifikimit të trafikut shtesë për sezonin e lartë verore 2015. Planifikimit të fluturimeve së fundmi iu shtuan edhe dy kompani ajrore të cilat do të fillojnë operimet nga 29 Qershori i këtij viti.

Sipas një njoftimi të Aeroportit, bëhet me dije se është Express Airways – Kompani Sllovene me bazë në Maribor, e cila do ti shtohet listës së kompanive ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës duke ofruar fluturime në destinacionet si Basel/Mulhouse, Bruksel, Hannover, Dusseldorf, Stuttgart dhe Munich.

Kompania ajrore që me herët nuk ishte prezentë në ANP “Adem Jashari”, do të filloj fluturimet që nga 29 Qershori në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke i operuar ato me aeroplan të tipit B 737-300 me kapacitet prej 133 ulësesh.


Po ashtu, Kompania ajrore Smartlynx Airlines me bazë në Riga, e cila ka qenë prezent në tregun e Kosovës në periudhën janar – prill, do të filloj përsëri me fluturime nga 29 qershori.

Smartlynx Airlines do të ofroj fluturime në disa destinacione si Malmo, Basel/Mulhouse, Bruksel, Hannover, Dusseldorf, Stuttga rt, Munich dhe Memmingen.

Nw njoftimin dërguar nga ana e Aeroportit, thuhet se me nxitjen e kompanive të reja ajrore, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po krijon lehtësirat e mundshme për kompanitë ajrore dhe pasagjerët si dhe kontribuon në vazhdimësi në rritjen e produkteve dhe opsioneve për udhëtime në/nga ANP “Adem Jashari”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori