LAJMI I FUNDIT:

Aeroportin sot e marrin turqit

Aeroportin sot e marrin turqit

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" sot (e hënë) kalon zyrtarisht nën menaxhimin e koncesionarëve Limak De Lion. Komiteti Ndërministror i Partneritetit Publiko Privat (PPP) ka marrë këtë vendim, pas përmbushjes së parakushteve nga ana e koncesionarëve.

Pas dy muajve vonesë, zbarikimi i koncesionarit turko–francez, Limak De Lion në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do të bëhet sot. Ky është edhe koncesionimi i parë i një ndërmarrjeje të madhe kosovare, që i ofron Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42 për qind të të ardhurave bruto.

Ky konsorcium muaj më parë kishte lënë në hipotekë aeroportin në një bankë turke, e cila i siguronte menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje.

Përderisa aeroporti muaj më parë ishte futur hipotekë në bankën turke Vakifbank, e cila i ka dhënë 85 milionë euro kredi kompanisë Limak për menaxhimin e ANP-së.


Ky konsorcium kishte fituar kontratën më 12 gusht të vitit të kaluar, pasi që i kishte ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39,42 për qind të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për koncesion.

Prej Limak De Lion është kërkuar që të bëjë investime për të modernizuar dhe zgjeruar aeroportin e Prishtinës, duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturë të re, ku përfshin edhe ndërtimin e një terminali të ri.

Gjithashtu nga fituesi kërkohet të operojë me aeroportin duke ofruar shërbime të zgjeruara në nivel të cilësisë së lartë. /Telegrafi/