LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti me terminal të ri

Aeroporti me terminal të ri

Është bërë të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” vënia e gurë themelit për ndërtimin e terminalit të ri dhe modernë.

Konzorciumi Limak de Lyon me këtë ngjarje ka filluar edhe implementimin e kontratës pas koncesionimit të ANP-së për një periudhë prej 20 vjetësh.

Zgjerimet e kapaciteteve të Aeroportit të vetëm kosovarë sipas drejtuesve të kompanisë po synohet ofrimi i kushteve sa më të mira të udhëtarëve në shkuarje dhe arritje.

Ne ketë ceremoni kanë marr pjesë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e kryeministri Hashim Thaçi, këta drejtues institucionesh e vlerësuan tejet të rëndësishme këto investime për ekonomin e vendit si dhe vizitorët që ia mësynë Kosovës. Presidentaj Atifete Jahjaga tha se dhënia me koncesion e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është në kuadër të politikës së transformimit të pronës në Kosovë. “Aeroporti është një nyje e rëndësishme e aviotransportit edhe nga fakti se vendi ynë ka një numër të madh të mërgimtarëve, që me dekada punojnë dhe jetojnë në shtetet e Evropës, por edhe nga fakti se Kosova shërben si një udhëkryq i rëndësishëm i lidhjeve me botën”, deklaroi presidentja. /Telegrafi/