LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti Friedrichshafen nis me fluturime direkte për në Prishtinë

Aeroporti Friedrichshafen nis me fluturime direkte për në Prishtinë

Me operatorin e fluturimeve kualitative dhe me çmime të ulëta, Air Prishtina, aeroporti Friedrichshafen në Bodensee fitoi një specialist kosovar me përvojë në tregun e Prishtinës.

Në fundjavën e kaluar për herë të parë startoi oferta e re e fluturimeve e operatorit Air Prishtina në bashkëpunim me aviokompaninë XL Airways Germany. Në kuadër të fluturimit të parë, të shtunën pasdite, u mirëpriten gjithsej 210 udhëtarë nga Kosova për në Bodensee dhe anasjelltas.

Me këtë linje të re, aeroporti Friedrichshafen i përgjigjet edhe kërkesës së madhe të diasporës kosovare. Ky destinacion frekuentohet posaçërisht mirë gjatë muajve të verës dhe pushimeve nga mërgata Kosovare në Gjermaninë jugore, Voralrberg dhe Zvicrën veri-lindore. Pas një starti të suksesshëm në sezonin e verës, Air Prishtina do ta ofrojë këtë linje gjatë tërë vitit.

Operatori i fluturimeve Air Prishtina, me seli kryesore në Zvicër dhe zyra nëpër tërë Evropën, njihet si ofrues kryesor i fluturimeve cilësore me çmime të volitshme në Kosovë dhe Maqedoni dhe është për më shumë se 30 vjet i suksesshëm në treg. XL Airways Germany, me seli në Frankfurt/Main, me avionët Boeing dhe Airbus fluturon në emër të operatorëve dhe aviokompanive të njohura anembanë botës dhe ofron sherbim në shumë aeroporte të mëdha në Gjermani.


Fluturime (29 korrik- 29 tetor 2011), çdo të shtune
Prishtinë-Friedrichshafen: nisja 13:05- arritja 15:35
Friedrichshafen-Prishtinë: nisja 16:20- arritja 18:40