LAJMI I FUNDIT:

Adriano: Tek Inter isha çdo ditë i dehur

Adriano: Tek Inter isha çdo ditë i dehur

Sulmuesi i Flamengos, Adriano, ka treguar për problemet personale që ka pasur gjatë kohës sa luante tek Interi.

“Pasi humba babanë, hyra në një gjendje të rëndë depresioni, të cilin arrija ta shëroj me alkool”.

“Isha mirë vetëm atëherë kur pija dhe nuk e kisha në plan që ta ndërprisja. Dilja çdo mbrëmje dhe pija të gjitha llojet e alkoolit: verë, uiski, birrë”.

“Çdo ditë paraqitesha i dehur në fushën stërvitore, ndërsa ata më dërgonin të flija në dhomën e kujdesit. Klubi u thoshte gazetarëve se kam pasur probleme me muskuj”, ka treguar braziliani.


Adriano ka shtuar se kjo i kishte sjellë probleme me të dy trajnerët (Roberto Mancini dhe Jose Mourinho), deri në momentin kur klubi nuk kishte mundur ta durojë më.