LAJMI I FUNDIT:

Adriano nuk do të kalojë te Milani, së paku deri në verë

Adriano nuk do të kalojë te Milani, së paku deri në verë

Agjenti i Adrianos ka mohuar se Milani do ta transferojë brazilianin gjatë afatit kalimtar të janarit, duke thënë se ‘Perandori’ nuk do të ndërrojë ambient së paku deri në verën e ardhshme.

“Adriano është me kombëtaren (e Brazilit) dhe ne sinqerisht nuk kemi lajme zyrtare (në lidhje me interesimin e Milanit)”.

“Adriano është sistemuar te Flamengo. Ai është golashënuesi më i mirë në Brazil edhe pse ka luajtur gjashtë ndeshje më pak se të tjerët”

“Tash për tash ai dëshiron të qëndrojë në Brazil deri në Kampionatin Botëror. Ky është plani ynë tani për tani…”, ka thënë agjenti i Adrianos, Gilmar Rinaldi.