LAJMI I FUNDIT:

Adriano: Do të kemi një sezon të shkëlqyeshëm

Adriano: Do të kemi një sezon të shkëlqyeshëm

Ish-sulmuesi i Flamengos, Adriano, ka thënë se ai shpreson Roma të ketë një sezon të shkëlqyeshëm, pasi kompletoi transferimin e tij te klubi italian.

“Jam shumë i lumtur që jam në Roma dhe që do të luaj për fanellën giallorose. Shpresoj gjithçka të shkojë mirë. Jam i bindur se do të kemi një sezon të shkëlqyeshëm. Jam i lumtur me mikpritjen e ngrohtë nga fansat, pasi ata ishin gjithkund nëpër qytet”.

“Nuk më pëlqen të bëj premtime, por e di se duhet ta tregoj veten në fushë dhe them se do të shkojë mirë”, ka thënë Adriano për Roma Channel.

Braziliani ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin romak. /Telegrafi/