LAJMI I FUNDIT:

Administrimi i mirë i tokës, kyç për qeverisje të mirë

Administrimi i mirë i tokës, kyç për qeverisje të mirë

Administrimi i tokës dhe kadastrës së bashku me infrastrukturën e të dhënave hapësinore janë vlerësuar si fundamentale për një qeverisje të mirë, në konferencën e tetë regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturë të të Dhënave Hapësinore, me titull “Kadastra shumë qëllimore në procedurat e administrimit të tokës”, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues nga vendet e regjionit.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani tha se Qeveria e Kosovës pos aspektit profesional, administrimit të tokës dhe kadastrës i ka dhënë edhe trajtim social, duke i kushtuar rëndësi të veçantë qytetarëve në përgjithësi, dhe kategorive të ndjeshme si grave, banorëve të zonave rurale, pakicave etnike në veçanti.

“Sikur shumë shtete të zhvilluara që kanë projektuar, zhvilluar dhe përdorur tokën si burim të rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve të tyre, edhe Kosova që nga themelimi i saj si shtet i pavarur në vitin 2008, ka implementuar një infrastrukturë moderne të administrimit të tokës, kadastrës dhe të dhënave hapësinore, benefitet e të cilës janë të përditshme e të pandalshme për qytetarët tanë. Praktikat më të mira të shteteve të zhvilluara, shkëmbimi i të dhënave, shkëmbimi i njohurive dhe i ekspertëve me ato shtete përmes forumeve si ky i sotmi, ngritja e kapaciteteve profesionale brenda institucioneve vendore, zhvillimi i një vargu të madh produktesh dhe shërbimesh, kanë dhënë kontribut të madh në ngritjen e kualitetit në administrimin e tokës, kadastrës dhe infrastrukturës së të dhënave hapësinore”, tha Agani.


Kryeshefi i Agjencisë së Kadastrit të Kosovës, Murat Meha tha se rrija rapide e vëllimit të të dhënave gjero-hapësinore, siç është sistemi i fuzionimit global, po ndikojnë në mënyrë se si shoqëritë e sotme po përdorin, shohin dhe ruajnë të dhënat gjeo-hapësinore.

“Kadastri shumë qëllimesh, koncepti i kadastrit është diskutuar gjatë dekadave të fundit. Koncepti është duke u përdorur për të shpërndarë në mënyrë me të duhur dhe për të funksionuar në mënyrë me të duhur dhe rritjen e të dhënave të cilat gjenden në shumë prej databazave gjeo-hapësinore që janë zhvilluar gjatë disa viteve të fundit. Reforma kadastrale apo përmirësimi duhet të fokusohet në funksionet e kadastrit dhe në veçanti proceset kyçe që ndërlidhen me gjykimin, transparencën dhe ndarjen e të drejtave të pronës”, theksoi Meha.

Në këtë konferencë kanë folur edhe përfaqësuesit e vendeve të regjionit, të cilët kanë paraqitur rëndësinë e administrimit të tokës dhe kadastrit.

Përfaqësuesi i zyrës Qendrore për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme në Shqipëri, Ilirian Muho tha se në mënyrë që toka të administrohet më mirë, fillimisht duhet ta njohin atë, derisa ka paraqitur edhe hapat e parë të ndërtimit të kadastrit shumë qëllimor në Shqipëri.

“Prej vitit 1991 regjimi i marrëdhënieve pronësore të pasurisë mbi tokën mori përcaktimin raportesh të reja dhe forma për tokën u shpall me ligjin me tokën në vitin1991 dhe u pasurua me vonë me ligje dhe vendime të tjera. Kjo tërësi ligjesh deh vendimesh të Këshillit të Ministrave përcaktuan juridikisht kategorizimet juridike të tokës bujqësore dhe jo bujqësore si bazë e reformës së tokës në vendin tonë”, tha Muho.

Ndërsa, përfaqësuesi nga Federata e Bosnje dhe Hercegovinës Tomislav Tomiq theksoi se vendi i tij ka filluar tash e dhjet vjet me përdorimin e kadastrit shumë qëllimor.

Konferenca do të vazhdoj edhe nesër, me prezantimet e përfaqësuesve të vendeve tjera, si nga Mali i Zi, Maqe donia, Serbia, Kroacia, Sllovenia e vende tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori