LAJMI I FUNDIT:

Adebayor – nënshkrimi më i mirë i sezonit

Adebayor – nënshkrimi më i mirë i sezonit

Menaxherët e Ligës Premier, e kanë vlerësuar nënshkrimin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, si nënshkrimin më të mirë të sezonit.

Barclays, sponsori i Ligës Premier, ka pyetur 20 personat që drejtojnë ekipet e kësaj lige për mendimin dhe parashikimet e këtij sezoni.

Nënshkrimi 25 milion funtësh i Cityt, Adebayor, është zgjedhur nga 30% si nënshkrimi i sezonit, para nënshkrimit të Sunderlandit, Darren Bent, që morri 20%.

Nënshkrimi tjetër i Cityt, Gareth Barry, ka marrë 15% të votave, derisa ai i Liverpoolit, Glen Johnson, vetëm 10%./Telegrafi/