LAJMI I FUNDIT:

Abidal dhe Toure të prekur nga gripi i derave

Abidal dhe Toure të prekur nga gripi i derave

Dy lojtarët e Barcelonës, Eric Abidal dhe Yaya Toure, do të jenë jashtë ndeshjes së Ligës së Kampionëve përballë Interit, pasi të dy lojtarët janë prekur nga gripi i derrave.

Ekipi spanjoll ka konfirmuar se virusi ka depërtuar në radhët e ekipit dhe do t’i len dy lojtarët jashtë ndeshjes së rëndësishme të së martës.

“Abidal dhe Toure kanë simptoma të natyrës virale me ethe dhe mundime të përgjithshme. Testet përkatëse janë bërë në të dy lojtarët dhe është konfirmuar se është grip i derrave”.

“Këtë të premte stafi mjekësor i klubit është informuar se Abidal ka grip të derrave dhe pasdite testet konfirmuar se edhe Toure vuante nga kjo”, thuhet në deklaratën e lëshuar në FCBarcelona.cat./Telegrafi/