LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se ai dhe partia e tij janë të interesuar të largojnë polarizimin dhe kthimin në krahë me aleatët euroatlantikë si dhe zhvillimin e Kosovës.

“Është mision jetësor që Kosova të jetë vend anëtar i NATO-s”, tha Abdixhiku.

Në Opinion te Blendi Fevziu ai ka folur edhe për zhvillimin ekonomik dhe për krahasimin me Kroacinë.


“Koha po ikën. Tri vite e katër vite. S’kemi kohë. Me trendin e tanishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës, shtetit tonë do t’i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë. Fëmijët e mijë do të bëhen pensionistë. Nuk kemi kohë për të pritur kaq shumë”, tha Abdixhiku

Sipas tij, populli i Kosovës nuk ka kohë për të duruar një zymtësi të tillë dhe në një mendje të çoroditur që na kthen kundër krejt asaj që kemi ndërtuar me sukses.

“Jam në terren çdo ditë me qytetarë të Kosovës. Po e shoh një rizgjim të djathtës patriotike që Kosovën e mban brenda një familjes së shëndoshë, brenda një rrugëtimi euroatlantik dhe brenda një republike të fortë”, tha Abdixhiku.

Duke folur për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, tha se Kurti i ka përçarë shqiptarët atje.

“Pozicioni i shqiptarëve në qeverinë e ardhshme atje do të ishte më i fuqishëm. Por të kesh një kryeministër të Kosovës që merr pjesë aktivisht në ndarjen e shqiptarëve atje bashkë me pjesëtarë të tjerë të qeverisë”, tha

Kreu i LDK-së ka shtuar që partia në pushtet ka tentuar të përzihet edhe në politikën në Shqipëri e Mal të Zi, por ka dështuar.

“Mund të mos kenë shqiptarët sukses fare në këto zgjedhje, por është dashur t’i lëmë të bëjnë garë, mirëpo jo interferimi atje dhe përçarja e tyre. Asnjëherë Kosova nuk ka bërë fushatë për të ndarë shqiptarët”, u shpreh Abdixhiku.

Ai theksoi se partia në pushtet ka polarizuar Kosovën edhe me aleatët ndërkombëtarë, por edhe me Shqipërinë.

“Ne jemi të mbyllur në një zymtësi polarizuese brenda Kosovës, ku jemi ndarë në tradhtarë dhe patriotë. Paramendoje ti tregosh LDK-së kush është Serbia, LDK që ka ndjekur Serbinë e Millosheviqit nga këtu, është absurde”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, në mandatin e kësaj qeverie, çështje kryesore ka qenë Serbia.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori