Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka punuar asgjë për të lehtësuar votimin e diasporës në ambasada dhe konsullata, ashtu siç parashihet me Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme, i cili është miratuar vitin e kaluar.
Sipas partisë së Ramush Haradinajt, kryeministri Albin Kurti e ka kuptuar se nuk e ka më mbështetjen e diasporës, andaj nuk po ndërmerr veprime për ta zbatuar ligjin në praktikë.
Në anën tjetër, nënvizuan sërish se nuk do të përkrahin asnjë mocion për shpërndarje të Kuvendit.
“Votimi jashtë vendit për vëllezërit dhe motrat tona nga diaspora vazhdon të manipulohet, duke penguar zbatimin e ligjit për zgjedhje të përgjithshme, i cili ka hyrë fuqi më 20 korrik të vitit të kaluar. Janë bërë më shumë se nëntë muaj që ky ligj ka hy në fuqi dhe nuk është marrë asnjë veprim për të mundësuar votimin e diasporës sipas këtij ligji. Deri më tani nuk ka asnjë informatë, asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe vendeve ku e kemi diasporën tonë për të mundësuar votimin e qytetarëve të Kosovës në ambasada, ashtu siç thotë ligji.
Ligji i ri kërkon një kuti postare ku diaspora mund të votoj dhe pastaj këto vota që do të paguheshin me 0.50 cent të shkonin në atë kuti që do të ambalazhohej nga ambasada dhe menaxhohet nga KQZ-ja në mënyrë që vota të vjen në Kosovë. Asnjë hap konkret për të mundësuar ndryshimin nuk ka ndodh. Për AAK-në ky është një krim i cili po ndodh ndaj vëllezërve dhe motrave tona në diasporë me të vetmen arsye se kryeministri Kurti e ka marrë vesh se diaspora e ka kuptuar se kanë qenë të mashtruar dhe e dinë se besimi qytetarë më nuk është për të”, tha ai, raporton KP.
Kritike u shfaq edhe deputetja tjetër e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila tha se qeveria qëllimshëm po e zvarrit edhe sjelljen në Kuvend të Ligjit për diasporë.
“Kjo qeveri deri sot s’ka bërë asgjë. I ka kaluar tri vjet qeverisje dhe ne për çdo vit kalendarik e kemi në agjendën legjislative, Ligjin për diasporë dhe prapë nuk sillet në Kuvend. Me Ligjin për diasporë do t’iu mundësohej qytetarëve të Kosovës mësimi plotësues në gjuhën shqipe, po ashtu edhe të kenë qendrat kulturore…”, theksoi deputetja Kadrijaj.
Ndërkaq, kryedeputeti i AAK-së, Besnik Tahiri duke paraqitur kundërshtimin për shpërndarjen e Kuvendit, tha se me kryeministrin Albin Kurti janë të gatshëm të flasin për tema nacionale, por jo për këtë çështje.
“Aleanca nuk e mbështet shpërndarjen e Kuvendit. AAK-ja kërkon shkarkim ose dorëheqjen e kryeministrit…”, theksoi Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët