LAJMI I FUNDIT:

A është ky Samsung Galaxy Memo?

A është ky Samsung Galaxy Memo?

Sipas Sammobile, të cilët thuhet se kanë pranuar fotot dhe specifikat e modelit të ri të telefonit Samsung, përkatësisht modelin e paralajmëruar më parë, Samsung Galaxy Memo.

Samsung Galaxy Memo thuhet se do të vijë me ekranin prej 4.5 inç në full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 piksel si dhe procesorin quad core me 1.4GHz.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Memo përfshijnë edhe Android 4.2.2 Jelly Bean, si dhe ndërfaqen origjinale të kompanisë Samsung TouchWiz Nature UX.

Mirëpo, ende nuk dihet nëse pajisja e prezantuar më lart është e vërtetë apo vetëm e rikrijuar me Photoshop? Çka mendoni ju, admirues të telefonave të mençur të Samsung?