LAJMI I FUNDIT:

A është ky modeli i parë i linjës Android Silver?

A është ky modeli i parë i linjës Android Silver?

Llogaria e Android në Twitter ka postuar një fotografi në të cilën shihet një model i ri i telefonit të Google që nuk është identifikuar, pasiqë besohet se është një model i paparë deri më tani.

Dhe jo, nuk bëhet fjalë për Nexus 5, as edhe ndonjërin nga telefonat e Motorola’së, ndërsa edhe nga fotografia mund të shihet se modeli i paraqitur i telefonit nuk mban emrin e asnjë marke të njohur të telefonit.

Dhe derisa fotografia është publikuar në internet, spekulime menjëherë filluan të “fluturojnë online” duke pretenduar se bëhet fjalë për Nexus 6 ose Moto X +1.

Motorola Moto X +1 së fundmi ka rrjedhur online përmes një fotografie në 1080p, por pasi Motorola është larguar nga Google për tu bërë pjesë e Lenovo’së, promovimi i telefonit të një kompanie rivale tashmë ka pak gjasa për të ngjarë.


Megjithatë ky mund të jetë modeli i ri i Android Silver – e cila do ta bëjë zëvendësimin e linjës Nexus, ndërsa pajisja e parë e kësaj linje do të prodhohet nga LG. /Telegrafi/