LAJMI I FUNDIT:

A është ky iPhone 5S?

A është ky iPhone 5S?

Sipas të gjitha gjasave, Apple do ta prezantojë dizajnin e versionit të ri të sistemit të saj operativ, iOS 7 në ngjarjen e saj të cilën e ka dedikuar për zhvilluesit, eventin e njohur - the Apple Worldwide Developers Conference, e cila fillon më 10 qershor.

Por pas kësaj risie, pritet që Apple të dal me diçka edhe më spektakolare, përkatësisht dizajnin e ri të iPhone 5S, për ta mbajtur ritmin me rivalët e saj si HTC dhe modelin e saj One, si dhe Samsung Galaxy S4.

Admiruesit e iPhone presin që në versionin e ri të telefonit të saj të famshëm, Apple të lëshojë opsionin e skenerit të gishtave, për ta përmirësuar sigurinë në iPhone, si dhe tipare të reja të dizajnit, të cilat tashmë janë konceptuar nga Federico Ciccarese.

Në galerinë e këtij të fundit shihet dizajni i mundshëm i iPhone 5S, i cili përmban edhe skanerin e sigurisë, në butonin qëndror të telefonit, ndërsa edhe forma e iPhone 5S dallon dukshëm nga modelet ekzistuese të iPhone. / Telegrafi /