LAJMI I FUNDIT:

Kasami viktimë e rrjetit të dobët të internetit

Kasami viktimë e rrjetit të dobët të internetit

Mesfushori ofensiv shqiptar, Pajtim Kasami, është pritur që në ditën e fundit të afatit kalimtar të huazohej te klubi italian, Pescara. Mirëpo, kalimi i futbollistit të Fulhamit në Serie A nuk ka ndodhur më 31 janar.

20-vjeçari nga Struga që mbron ngjyrat e Zvicrës nuk do ta zhvillojë pjesën e mbetur të sezonit në Kampionatin italian, sepse transferimi i tij dështoi, jo për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pagës, çmimit të transferimit apo problemeve me fitnes, por për shkak të lidhjes së dobët të internetit.

Superagjenti Mino Raiola ishte në ATAHotel në Milano dhe në momentet e fundit përpiqej që ta realizonte transferimin, por për shkak të rrjetit të dobët, nuk e bëri një gjë të tillë.


“Nuk pati rrjet për ta finalizuar marrëveshjen…”, ka thënë ai për La Gazzetta dello Sport duke e fajësuar edhe hotelin për këtë dështim.

“Rregulli thotë se format e transferimeve duhet të plotësohen përmes internetit. Dokumentet për transferimin e Kasamit te Pescara nuk u kompletuan në kohë”.

“Ne e përsërisim se nga ana jonë gjithçka është realizuar në kohë dhe në mënyrën e duhur… Rregullat duhet të ndryshohen. Për mua, të gjitha transferimet janë të rëndësishme, jo vetëm ato si Balotelli ose lojtarët tjerë të mëdhenj”, ka shtuar Raiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori