LAJMI I FUNDIT:

Fyle: Shqipëria të marrë statusin

Fyle: Shqipëria të marrë statusin

Sipas vlerësimit përfundimtar dhe zyrtar të Komisionit Europian Shqipëria ka plotësuar katër prioritete që lidhen me funksionimin e parlamentit, miratimin e ligjeve me 3/5, zgjedhjen e Avokatit të Popullit, dëgjimin dhe votimin në parlament për institucione kyçe si dhe ndryshimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet.

Në raport-progres vlerësohet se vendi është në rrugën e plotësimit të dy prioriteteve të tjera kyçe që lidhen me administratën publike dhe përmirësimin e trajtimit të të paraburgosurve.

"Në kuadër të këtij progresi, Komisioni rekomandon që Këshilli duhet t’i ofrojë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, në varësi të plotësimit të masave kyçe në fushat e reformave të gjyqësorit dhe administratës publike dhe rishikimit të rregullores së parlamentit. Komisioni do t’i raportojë Këshillit sapo të arrihet progresi i duhur. Në raportin e tij, Komisioni do të marrë gjithashtu parasysh angazhimin e shfaqur nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë hetimet proaktive dhe ndëshkimet e këtyre rasteve", tha Fyle.


Pas rekomandimit të kushtëzuar për statusin që lidhet me votimin e disa ligjeve, për gjashtë prioritetet e mbetura që fokusohen me shumë tek zbatimi, vlerësohet se janë bërë disa hapa, ndërsa plotësimi i tyre, përfshirë zgjedhjet e vitit 2013, do të kushtëzojë tashmë çeljen e negociatave për anëtarësim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori