LAJMI I FUNDIT:

Valdano: Mourinho, sukses mesatar te Reali

Valdano: Mourinho, sukses mesatar te Reali

Ish-drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, e ka quajtur rekordin e Jose Mourinhos te klubi mbretëror si mesatar, teksa lëvdoi stilin ‘romantik’ të futbolli të Pep Guardiolas.

Mourinho e ka fituar La Ligën gjatë dy viteve të fundit si trajner i Realit dhe arriti dy herë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Valdano nuk çuditet nga ky sukses.

“Që prej epokës së Di Stefanos, Real Madridi ka fituar më shumë tituj se të gjitha klubet tjera spanjolle së bashku. Kjo do të thotë se ekipi fiton mesatarisht nga një trofe në dy vite. Mourinho është në mesatare – ai e ka marrë një titull brenda dy vitesh”.


“Trajnerët taktikë po marrin në dorë futbollin. Mourinho është sinonim i fjalës fitore. Ai ka fituar shtatë tituj të kampionateve në 10 vite dhe ende ka apetit për të fituar. Kjo është arsyeja pse njerëzit e pëlqejnë dhe ai është atraktiv”, ka theksuar Valdano.

Ai më tej lëvdoi Pep Guardiolën dhe stilin e bukur të futbollit që aplikon Barcelona.

“Guardiola ishte i lodhur, ai është dukur ashtu. Unë u pikëllova për futbolin sepse ai është Epitomi i madhështisë që dikush mund të kërkojë për këtë lojë. Ai ka ide specifike për futbollin dhe ideja mbetet romantike përkundër faktit se ai ka fituar 13 tituj nga 16 të mundshme”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori