LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Unë nuk vendosi për të ardhmen e Lampardit

Benitez: Unë nuk vendosi për të ardhmen e Lampardit

Menaxheri i Chelseat, Rafael Benitez, ka thënë se ai nuk mund të vendosë për të ardhmen e legjendës së klubit, Frank Lampard.

34 vjeçari ka mundësi të nënshkruajë një kontratë paraprake me klube të huaja gjatë muajit janar, por Benitez deklaron se ai e ka për detyrë vetëm ta stërvitë atë.

”Puna ime është ta mbaj Lampardin në formë. Ai është nën kontratë, plotësisht i përkushtuar, ai po punon shumë dhe kjo është e tëra”.


”Puna ime është t’i stërviti lojtarët, të fitoj ndeshje dhe ta mbaj opinionin tim për vete”, ka thënë Benitez për Sky Sports./Telegrafi/