LAJMI I FUNDIT:

“Mourinho të harroi, por unë jo”

“Mourinho të harroi, por unë jo”

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, e ka sqaruar qëndrimin e tij për portierin Iker Casillas, duke thënë se ai nuk e ka ndërmend që ta lë atë në pankinë, ashtu si bëri Jose Mourinho.

Shumë pluhur është ngritur kohëve të fundit për shkak se Mourinho e la në pankinë Casillasin dhe është Vicente Del Bosque ai që edhe një herë e ka shprehur besimin e tij për San Iker.

“Ky është vendimi i trajnerit. Unë nuk kam asgjë për të thënë rreth kësaj. Nuk do të duhet të na befasojë. Ai mori një vendim që mendoi se ishte më i miri për ekipin”.


“Casillas është pjesë e kombëtares dhe kapiteni jonë. Mendimi im për të nuk është i luhatshëm”, ka thënë Del Bosque./Telegrafi/