LAJMI I FUNDIT:

NBA: Jazz tronditin Spursat

NBA: Jazz tronditin Spursat

Mo Williams ka dërguar një goditje për tre pikësh në sekondën e fundit të ndeshjes për të qenë i saktë dhe për t’i dhënë Utah Jazz fitoren 99-96 ndaj mysafirëve të San Antonio Spurs.

Williams kishte humbur një trepikësh disa sekonda më herët, por Jazz kërcyen për të rikuperuar topin, dhe i dhanë edhe një shans tjetër lojtarit, të cilin ai e shfrytëzoi më së miri.

Williams e gjuajti topin disa metra larg vijës së trepikëshit paralel me sekondën e fundit dhe qëlloi koshin për t’i dhënë fund takimit dhe për të çmendur publikun vendas.


Fitorja ishte e katërta radhazi për Utah (13 fitore dhe 10 disfata këtë sezon), dhe i dha fund pesë fitoreve radhazi të Spurs (18 fitore dhe 5 disfata këtë sezon).

Paul Millsap përfundoi takimin me 24 pikë dhe 12 kërcime, derisa Al Jefferson siguroi 21 pikë për vendasit. Tony Parker dhe Tim Duncan shënuan nga 22 pikë secili për San Antonio me Duncan që po ashtu bëri 21 kërcime, më të lartat e sezonit. /Telegrafi/