LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Duam ta fitojmë Kupën

Allegri: Duam ta fitojmë Kupën

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se trofeu i Coppa Italia është një prej trofeve që ekipi i tij dëshiron ta fitojë këtë sezon.

Milani takohet me Regginan të enjten mbrëma në kuadër të Kupës, ndërsa 45-vjeçari i ka bërë të qarta qëllimet e ekipit të tij.

“Për ne është me rëndësi që të shkojmë sa më larg në Coppa Italia. Në rrethet e para, askujt s’i intereson Kupa. Por, nëse e fitoni atë, emri i ekipit tuaj do të shkruhet në histori”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/