LAJMI I FUNDIT:

Kusari Lila raportet me Qeverinë i cilëson më të mira se në kohën e AKR-së

Kusari Lila raportet me Qeverinë i cilëson më të mira se në kohën e AKR-së

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, sot ishte paneliste në takim me studentë të Universitetit AAB në Gjakovë, ku bëri një prezantim të mundësive të zhvillimit të Komunës së Gjakovës si dhe foli mbi sfidat me të cilat aktualisht ballafaqohet kjo komunë.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka theksuar se aktualisht janë duke bërë përpjekje të mëdha për të rikthyer zhvillimin që me dekada po i mungon Gjakovës, që nga koha e represionit ndaj shqiptarëve si dhe në periudhën e pasluftës në Kosovë.

Sa i përket bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal me atë qendror të vendit, Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka thënë se: “Komuna e Gjakovës në të kaluarën ka pasur më së paku bashkëpunim me qeverinë qendrore, ndërkohë që tani qasjet dhe raportet janë krejtësisht më ndryshe”, transmeton koha.net


Si një prej elementëve jo parësore dhe në dëm të biznesit, Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka përmendur taksën në firmë e cila ishte vënë nga ish qeverisja, ndërkohë që në vitin e shkuar kjo taksë është hequr nga qeverisja aktuale. Duke u ndërlidhur me lehtësimet e krijuara për bizneset, Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka potencuar edhe ristrukturimin e bërë në Komunë duke ofruar përmirësimin në ofrimin e shërbimeve për regjistrim të bizneseve. Për zhvillimet a arritura në Komunën e Gjakovës, ndër tjera është edhe hapja e një qendre për biznese të reja, e cila shërben për një ekonomi të re dhe të bazuar në kreativitet, siç është Qendra Inovative, Jakova Innovation Center, poashtu edhe qendra e parë multifunksionale në Ballkan “Bone vet”, thuhet në një njoftim të Komunës së Gjakovës.

Komuna e Gjakovës ka krijuar fondin në buxhetin e Komunës për ndërmarrjet e reja, ku përparësi do të kenë të rinjtë dhe femrat që mund të përfitojnë nga ky fond.

Megjithatë, Kryetarja ka theksuar që mundësitë e zhvillimit lokal lidhen edhe me disa dikastere të nivelit qendror siç është rasti me zonën e lirë ekonomike dhe me funksionalizimin e aeroportit, që qytetarët e Komunës së Gjakovës janë duke pritur.

Silvana Domi, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjakovës, ka theksuar se në bazë të analizave dhe të statistikave, ekonomia e Gjakovës dominohet nga mikro ndërmarrjet, ku prej mbi 6.700 bizneseve të regjistruara, 98 për qind e tyre janë mikro, ndërkohë që Gjakova nuk ka asnjë makro ndërmarrje me mbi 250 punëtorë.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ish ministri Bernard Nikaj, Afrim Batalli nga sektori prodhues dhe Fatos Stavileci nga sektori i teknologjisë informative kanë theksuar se Gjakova ka disa përparësi në fushën e biznesit dhe nëse krahasohet me të kaluarën tani po krijohen më shumë lehtësira për zhvillim të bizneseve.

Sidomos në perspektivë të gjithëmbarshme si mundësi e trendëve zhvillimore janë përmendur teknologjia informative, bujqësia në zonat rurale, thithja e investimeve në zonat urbane, etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori